“Gjirokastra po shkatërrohet”, Tritan Shehu: Ju tregoj pse e krahason me Alepon

Shqipëria

“Gjirokastra po shkatërrohet”, Tritan Shehu: Ju tregoj pse e krahason me Alepon

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:16
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu që përfaqëson qarkun e Gjirokastrës, në fjalën e tij në Kuvend, folur për problemet që ka qyteti që ai përfaqëson.

Ai më parë kishte thënë se Gjirokastra është kthyer si Alepo, se atu mungon çdo gjë dhe është shkatërruar çdo gjë.

Pjesë nga fjala e Tritan Shehut

Më thanë pse e kam krahasuar Gjirokastrën me Alepon?

Unë kam thënë se kështu siç e keni nisur me Gjirokastrën, do ta shndërroheni si Alepon që është e shkatërruar sot. Jo vetëm për ndërtesat e shkatërruara, jo vetëm për degradimin e thellë që po pëson i gjithë qark, jo vetëm për mungesën  investimeve që i di më mirë ministri Ahmetaj.

Në Gjirokastër mungon, infrastruktura, mungojnë investimet. Atje po rritet varfëria çdo ditë dhe ka një mungesë shprese e cila është futur me qëllim , për të shkatërruar shpirtin e atyre banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat