Xhafaj sulmon nga foltorja e Parlamentit opozitën: Shokuat ndërkombëtarët

Shqipëria

Xhafaj sulmon nga foltorja e Parlamentit opozitën: Shokuat ndërkombëtarët

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:28
Fatmir Xhafaj

Jo me deklarata për mediat, por nga foltorja e Parlamentit, ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sulmuar opozitën, lidhur me deklaratat e saj për sekuestrimin e 613 kg kokainë pak ditë më parë në Durrës.

Duke theksuar se operacioni në fjalë, ishte vepër vetëm e Policisë së Shtetit, drejtuesi i ministrisë së Brendshme, u shpreh se edhe partnerët janë habitur me deklaratat që opozita ka bërë.

“Partnerët ndërkombëtarë, SHBA, drejtpërdrejt por edhe agjencitë tyre, DEA, EUROPL, INTERPOL e shprehën meritën e policisë shqiptare në këtë operacion. Vet kreu i Antimafias italiane i habitur me instrumentalizimin e fjalës së tij, deklaroi qartësisht se ky operacion merr rëndësi falë faktit se u realizua nga policia shqiptare dhe pa ndihmën e partnerëve.

Ky operacion është ndër rezultatet më strategjike. Jo vetëm ne, por edhe partneret janë të çuditur dhe të shokuar me lidershipin e opozitës shqiptare të operacionit të drogës. Si është e mundur që liderët tuaj artikulojnë pa pikën e turpit akuza. Si mund ti bëni këto akuza? Kur partnerët tanë ndërkombëtar japin vlerësim të madh. Disa prej jush janë qesharak në skenarët se kush e solli kokainën, kush i njoftoi, pse? Lërjani këtë çështje kompetentëve. Për më tepër në këtë rast atë që e bëjnë këtë punë, jeni shprehur publikisht kundër tyre. Ju thatë se ne ishim porositës, dhe po ne ia prishëm planet atyre, pasi e kapëm”, tha Xhafaj.

Ka pasur akuza të forta nga opozita, se droga e kapur në Durrës, në fakt ishte porositur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, akuza këto që jo vetëm janë mohuar, por edhe janë cilësuar si qesharake nga ana e mazhorancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat