‘Vdiq nga infarkti’, si u mbulua vrasja e gruas në Kamzë. Nën hetim dhe mjekët

Shqipëria

‘Vdiq nga infarkti’, si u mbulua vrasja e gruas në Kamzë. Nën hetim dhe mjekët

Më: 15 mars 2018 Në ora: 00:25
Marjana Cmeta

Po të mos ishte kallëzimi i Oltjan Lamit, ndoshta vrasja e nënës së tij do të ishte mbetur “vdekje e bardhë”. Në fakt, ngjarja u klasifikua fillimisht si vdekje natyrale.

“Më datë 30.04.2017, është dërguar nga familjarët në S.Q.U, shtetasja L.L, 47 vjeçe, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim”, njoftonte asokohe policia për vdekjen e Lirije Lamit, duke u bazuar në raportin e lëshuar nga mjekë të spitalit “Nënë Tereza”.

Thuajse në të gjitha rastet e vdekjeve natyrale, dosja hetimore e hapur nga Policia përfundon e mbyllur shpejt.

Por, ky nuk ishte rasti. Pas krimit, nusja rrëfehet te hoxha i cili e regjistron tregimin e vrasjes nga 21-vjeçarja Marjana Cmeta. Me materialin njihet Oltjani, i cili bën denoncimin. Kjo ishte edhe kthesa e zbardhjes së vrasjes së Lirije Lamit.

Burime thanë se Prokuroria po heton edhe mbi klasifikimin e ngjarjes nga mjekët e spitalit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat