“Lëng portokalli të përgatitur nga Hoxha…”

Shqipëria

“Lëng portokalli të përgatitur nga Hoxha…”

Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:01
Pamje nga video

Rrëfimi i nuses tek Hoxha ka zbuluar një të vërtetë të tmerrshme. Lirije Lami, e cila u nda nga jeta në Prill të vitit 2017 në Kamëz, nuk ka vdekur nga ataku kardiak siç kishte menduar familja e saj, por është helmuar nga nusja e djalit.

Kështu mendon prokuroria, e cila ka një provë të pakundërshtueshme. Pas ngjarjes, 21-vjeçarja Marjana Çmeta është rrëfyer tek Hoxha për krimin e rëndë, ndërkohë që ky i fundit ka regjistruar bisedën.

Vetëm disa muaj më vonë, Hoxha Hysen Shehu ia ka treguar dëshminë e Marjanës, bashkëshortit të saj.

Oltjan Lami ka rrëfyer në Prokurori se “në video Marjana tregonte se i kishte bërë vjehrrës një lëng portokalli në të cilën kishte hedhur helm për mijtë. I kishte thënë se e kishte përgatitur tek një Hoxhë dhe se të gjithë anëtarët e familjes duhet ta pinin për të mos pasur më konflikte mes tyre.”

Përpara hetuesve, 21-vjeçarja ka pranuar rrëfimin te Hoxha, por ka mohuar vrasjen e vjehrrës. Edhe familjarët e vajzës thonë se gjithçka është një sajesë.

Videoja është parë nga vjehrri Agim Lami dhe Arben Lami djali i xhaxhait i Agimit, por nuk e kanë kallëzuar krimin në prokurori. Ata së bashku me Hoxhën Hysen Shehu akuzohen për “moskallëzim krimi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat