Mediu në Baku: Projekti TAP, investim me rëndësi të madhe...

Shqipëria

Mediu në Baku: Projekti TAP, investim me rëndësi të madhe...

Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:35
Fatmir Mediu

Kreu republikan Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Konferencën për bashkëpunim të vendeve të Pref’s bora në Rrugën e Mendafshit të zhvilluar në Baku të Azerbajaxhanit.

Në fjalën e tij, Mediu ka vlerësuar rëndësinë e projektit TAP të iniciuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, si një investim me rëndësi të madhe rajonale për Shqipërinë

Mediu gjithashtu ka vënë theksin në dialogun dhe marrëdhëniet kulturore, si dhe dialogun ndërfetar dhe tolerancën si domosdoshmëri kundër ekstremizmit.  

Gjithashtu ai ka vlerësuar si të rëndësishme oportunitetet ekonomike, infrastrukturore dhe energjitike që krijon ky bashkëpunim.

Konsiderimi i raporteve Gjeopolitike dhe njëkohesisht përballimi me sfidat e sigurisë në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, siguria dhe lufta kundër terrorizmit, ishin të tjera ccështje të trajtuara nga Mediu.

Gjatë konferencës, ai zhvilloi takime me përfaqësues të vendeve të tjera dhe me Presidentin e OSCE PA, George Tsereteli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat