PD: Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, hap para për një bashkëjetesë më të mirë

Shqipëria

PD: Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, hap para për një bashkëjetesë më të mirë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:46
PD

Partia Demokratike përshëndet votimin në Parlamentin e Maqedonisë të ligjit të gjuhës shqipe.

Sipas PD-së ky votim është një hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese midis komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë.

“Partia Demokratike përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe nxit e inkurajon bashkëpunimin politik mes tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

Partia Demokratike mbështet një Maqedoni stabile dhe të integruar në strukturat euroatlantike si interesi më i mirë i stabilitetit dhe përparimit të rajonit drejt integrimit europian dhe euroatlantik”, thuhet në reagimin e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat