Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Punojmë edhe me djallin nëse avancon interesat tona

Shqipëria

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Punojmë edhe me djallin nëse avancon interesat tona

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:02
James Jeffrey

Shkarkimi i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson ka shkaktuar shumë debat në mediat e mbarë botës.

Ka shumë spekulime se çfarë mund të ketë sjellë largimin e tij, por thuhet se marrëdhëniet mes Tillerson dhe Trump nuk kanë qenë të mira.

Në lidhje me këtë çështje është prononcuar edhe një emër i njohur për shqiptarët, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, James Jeffrey.

Duke folur për Nju Jork Tajms, ai tha se marrëdhëniet në Departamentin e Shtetit nuk ishin të mira.

“Marrëdhëniet mes drejtuesve të lartë dhe pjesës më të madhe të Departamentit të Shtetit ishin toksike,” tha diplomati i lartë, që ka punuar me zotin Tillerson.

“Dhe ky është një mister i plotë, sepse njerëzit në Departamentin e Shtetit do të punonin edhe me djallin nëse ai avancon interesat amerikane, dhe zoti Tillerson po e bënte këtë”, tha Jeffrey.

Lëvizjet e fundit në DASH kanë ngjallur spekulimet e zakonshme edhe në Shqipëri, me plot pikëpyetje nëse do ndryshojë diçka në politikën amerikane përkundrejt Shqipërisë, ose më saktë përkundrejt palëve në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat