4740 vende të lira pune në Shqipëri, ku mund të drejtoheni

Shqipëria

4740 vende të lira pune në Shqipëri, ku mund të drejtoheni

Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:32
ilustrim

Rreth 48.374 punëdhënës janë regjistruar në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ku dhe kanë publikuar vendet e lira të punës në kompanitë e tyre, ndërkohë që në total janë rreth 4740 vende pune vakante.

Ajo që vihet re, është se bizneset kërkojnë më së shumti punëtorë krahu me, një pozicion që në fakt nuk kërkon as kurse profesionale.

Nga lista e vendeve vakante të publikuara online vihet re gjithashtu se ka kërkesë të lartë për zanate, si rrobaqepës, prestart, fadromistë, xhenerikë, vinçierë, saldatorë, këpucarë, shoferë, hidraulikë, marangoz etj.

Megjithatë në listën e vendeve të lira të punës e gjejnë veten edhe punëkërkues me profesione që kërkojnë arsim të lartë, si inxhinierë, ekonomistë, specialistë të rrjeteve kompjuterike, bankierë, programues, etj. Vendet e punës janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat