Fuqizim të qytetarëve për më shumë punësim dhe ekonomi

Shqipëria

Fuqizim të qytetarëve për më shumë punësim dhe ekonomi

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:02
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Panairin “Dita e Verës 2018”, në Elbasan, një event tradicional promovues, organizuar nga Dhoma e Tregtisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit.

Pjesëmarrja e kompanive nga vendi dhe rajoni e bën Panairin një mundësi të rëndësishme për rritur nivelin e bashkëpunimit të bizneseve me partnerët, me institucionet, si dhe me vetë konsumatorët.

Kryeministri theksoi se është e rëndësishme që të fuqizohet vazhdimisht mundësia e njerëzve për të pasur më shumë punësim, më shumë ekonomi dhe më shumë siguri për të nesërmen.

“Ka filluar të mos mbahet dot mend që kur kemi ardhur këtu në Elbasan për Ditën e parë të Verës, por ama e mbaj mend shumë mirë sesi ka qenë Elbasani dhe e vërteta është që përsëri, edhe në këtë ditë vere nuk është e vështirë të shquhen ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur nga viti i kaluar. Të tjera patjetër do të ndodhin, do t’i bëjmë të ndodhin. Ajo që është më e rëndësishmja është që të fuqizojmë vazhdimisht mundësitë e njerëzve për të pasur më shumë punësim, për të pasur më shumë ekonomi, për të pasur më shumë siguri për të nesërmen. Natyrisht kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet. Por ndërkohë, hap pas hapi çdo ditë, diçka po bëhet në funksion të një të nesërmeje që jam i bindur do të shkëlqejë si kjo ditë vere.” /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat