Korçarët “dëbojnë” dimrin me zjarret në mesnatë

Shqipëria

Korçarët “dëbojnë” dimrin me zjarret në mesnatë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:58
Korçë

Zjarret me rastin e Ditës së Verës kanë sfiduar temperaturat e ulta në qytetin e Korçës. Si çdo vit, më 13 mars qytetarët kanë dalë për të kryer ritualin tradicional, i cili uron mirëseardhjen stinës së pranverës.

Qindra qytetarë kanë gjallëruar çdo cep të Korçes duke festuar mes zjarreve dhe duke përcjellë urime me njëri-tjetrin.

Një ditë para se të shijojnë në familjet e tyre të gjithë elementet tradicionalë të kësaj feste që shenon fundin e dimrit, ata kanë kryer edhe ritualin e kapërcimit të zjarrit, një simbolikë që nënkupton largimin e së keqes.

Dita e Verës në Korçë, ndryshe nga qytetet e tjera festohet edhe në datën 1 mars nga besimtarët ortodoksë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat