Shpërthimi/ Pronari u plagos kur po montonte një minë me celular, detajet e reja

Shqipëria

Shpërthimi/ Pronari u plagos kur po montonte një minë me celular, detajet e reja

Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Pronari i dyqanit të celularëve ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm mëngjesin e së hënës, është plagosur teksa po montonte një minë me celular.

Eksplozivi ka shpërthyer nga pakujdesia e në këtë mënyrë 34-vjeçari Gentian Hoxha mbeti i plagosur rëndë. Policia tha dje se i plagosuri është arrestuar me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Sipas policisë në ketë ambient mund të këtë pasur edhe lende tjetër shpërthyese dhe ajo ka shpërthyer gjate incidentit. Një bombe dyshohej se tregtohej 2 mije euro.

Sipas Policisë, ambienti ku ndodhi shpërthimi dyshohet se përdorej nga i plagosuri Hoxha për montimin e minave me celularë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët konstatuan kapsolla, fitil zjarrpërcjellës dhe pluhur tritoli.

Këto kanë qenë prova të mjaftueshme për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse që shkaktoi shpërthimin, por edhe për të ngritur akuzën ndaj 34- vjeçarit.

Policia pati dyshime për veprimtarinë e jashtëligjshme që kryhej në dyqanin në pronësi të Gentian Hoxhës disa minuta pasi ndodhi ngjarja.

Por gjatë mbledhjes së provave u arrit të dokumentohej ngjarja dhe më pas u arrestua i plagosuri në Spitalin e Traumës.

Shpërthimi i fuqishëm ku mbeti i plagosur 34- vjeçari që u arrestua dje nga Policia, ndodhi mëngjesin e së hënës në një dyqan celularësh pranë ish-Drejtorisë së Higjienës, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë.

Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar i vetëm në momentin e ngjarjes, u plagos rëndë në gjymtyrë e në fytyrë. Ekspertët kriminalistë dhe ata antieksplozivë konstatuan mbetje lënde plasëse në tryezën ku po punonte 34- vjeçari dhe disa copa celulari.

Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor pati dyshime se i riu mund të ketë qenë duke përgatitur ndonjë minë me celular. Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtohej mundësia që ndonjë person ka dërguar te Hoxha ndonjë minë për ta çaktivizuar dhe në punë e sipër mund t’i ketë shpërthyer.

Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për ndonjë reaksion kimik në bateritë e celularëve, por përmasat e shpërthimit ishin shumë herë më të mëdha se plasja e lëndës përbërëse të baterisë.

Në vendin e ngjarjes janë konstatuar dëme të shumta materiale, por edhe dëshmitarët kanë deklaruar se shpërthimi ishte i fortë, i ngjashëm me atë të eksplozivit. Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e saktë të rrethanave të ngjarjes.

Burime nga Policia thanë se grupi hetimor i ka përqendruar hetimet në dy drejtime kryesore. Sipas të dhënave paraprake, ka dyshim se lënda eksplozive, lloji i të cilës dhe sasia ende nuk është përcaktuar, është vendosur në ndonjë celular që mund të jetë lënë për riparim, ose vetë i dëmtuari ka qenë duke përgatitur ndonjë eksploziv artizanal dhe i ka shpërthyer në dorë.

Të njëjtat burime thanë se paraprakisht Policia nuk ka informacion për përfshirjen e të plagosurit Gentian Hoxha në ngjarje të mëparshme kriminale, pasi nuk rezulton person i proceduar apo i dënuar më parë. Mësohet se grupi hetimor ka mbledhur në vendngjarje provat materiale të mbetura pas shpërthimit të fuqishëm.

Burimet thanë se sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes pritet të bëhet pas dëshmisë që do të japë vetë i dëmtuari, i cili deri në orët e vona të mbrëmjes e ka pasur të pamundur të jepte deklarime për shkak të gjendjes së rëndë. Ai ka marrë plagë në duar, këmbë, bark e fytyrë dhe vijon të mbahet në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Shperthimi, dyshime se pronari përgatiste mina

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mëngjesin e djeshëm në një dyqan celularësh pranë ish-Drejtorisë së Higjienës, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë pronari i dyqanit, 34-vjeçari Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar i vetëm në momentin e ngjarjes.

Policia tha zyrtarisht se nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse, megjithatë ka dyshime se bëhet fjalë për tritol. Ekspertë kriminalistë dhe ata antieksplozivë kanë konstatuar mbetje lënde plasëse në tryezën ku po punonte 34-vjeçari dhe disa copa celulari.

Nisur nga këto rrethana, ka dyshime që i riu mund të ketë qenë duke përgatitur ndonjë minë me celular. Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që ndonjë person ka dërguar te Hoxha ndonjë minë për ta çaktivizuar dhe në punë e sipër mund t’i ketë shpërthyer.

Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për ndonjë reaksion kimik në bateritë e celularëve, por përmasat e shpërthimit ishin shumë herë më të mëdha se plasja e lëndës përbërëse të baterisë. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar dëme të shumta materiale, por edhe dëshmitarët kanë deklaruar se shpërthimi ishte i fortë, i ngjashëm me atë të eksplozivit. Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e saktë të rrethanave të ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat