“Ish-deputeti i PD, drejtor Transporti, si u rekrutua Fufi”?

Shqipëria

“Ish-deputeti i PD, drejtor Transporti, si u rekrutua Fufi”?

Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:43
Mhill Fufi drejtor Transporti ne Lac

Kryeministri Rama ka dale sot me nje keshille per gazetaret qe ndjekin axhenden e qeverise ne mbledhjen e radhes ne Elbasan.

Ne pergjigje te interesit te gazetareve per arrestimet e bujshme, apo per menyren se si u rekrutua ish deputeti i PD-se, Mhill Fufi, qe u be drejtor Transporti ne Lac, Rama ka ftuar gazetaret te lene endrrat ku e kane pare, e te ecin ne shi per t;u zgjuar nga gjumi.

Zoti kryeministër këtë mandat të dytë neve ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht drejtuesit e institucioneve. A mund të na thoni çfarë mënyrë rekrutimi keni përdorur për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufi i cili sot është drejtori i transporteve në Laç?

“Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet por do me keni parë në një ëndërr, se unë nuk merrem me rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe ato ndjekin të gjitha procedruar Është edhe kohë e freskët, bie shi është një shi pi pranueshëm, ju këshilloj të bëni një ecje në shi dhe shpresoj që herën tjetër kur te bejme konferencen e radhes të jeni tërësisht zgjuar”- tha Rama.

Me herët në thuajse të njëjtën mënyrë iu përgjigj edhe gazetares, që e pyeti se për cfarë arrestimesh të bujshme e kishte fjalën, teksa bëri paralajmërim në daljen e fundit mbrëmë në emisionin e Eni Vasilit në “News 24”.

“Nuk kam lajmëruar asnjë arrestim, nuk kam detyrë të arrestoj njerëz, kur të zgjoheni nga ëndrra ku me keni parë mund të bëhemi bashkë në një tjetër konferencë”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat