Rama njofton nga Elbasani vendimet e reja të qeverisë

Shqipëria

Rama njofton nga Elbasani vendimet e reja të qeverisë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:02
Rama

Qeveria është mbledhur sot në Elbasan, sipas rregullit të vendosur nga kreu i qeverisë, çdo muaj në një qark të ndryshëm.

Nga Elbasani, Rama ka njoftuar para medias vendimet e rëndësishme që ka marrë qeveria lidhur me financimin për përfundimin e rrugës Tiranë – Elbasan dhe Elbasan - Korçë; po ashtu, për ndërtimin e  disa fshatrave turistikë.

“Kemi marrë vendim për të finalizuar strukturimin e Drejtorive të Bujqësisë. Nga sot ato nuk do të jenë më si atavizën i sistemit të kaluar pro do të jenë si 4+4 agjensi rajonale. Një prej tyre, si agjensi veterinare, do të ketë qëndër Elbasanin.

Rama ka njoftuar se më në fund u arrit një marrrëveshje e rëndësishme për gratë e sëmura me kancer; qeveria ka arritur të lidhet me kompaninë mëmë të prodhimit të medikamenteve për këto gra me qëllim që t'i marrë me çmim të ulët dhe përgjigja ka qënë pozitive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat