Gjonaj: Reformë urgjente, rastet e korrupsionit në burgje janë të shumta

Shqipëria

Gjonaj: Reformë urgjente, rastet e korrupsionit në burgje janë të shumta

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:43
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka inspektuar ditën e sotme institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin.
Nga atje, Gjonaj është shprehur se “duhet një reformë urgjente, pasi rastet e korrupsionit në burgje janë të shumta”.
Ajo tha se për 2 muaj janë penalizuar 20 punonjës burgjesh për shkelje.
Etilda Gjonaj premtoi se do të rikthejë sigurinë në burgje dhe do minimizojë korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat