S’i dha fjalën Ndrenikës, Berisha sulmon Ramën: Turp dhe vetëm turp!

Shqipëria

S’i dha fjalën Ndrenikës, Berisha sulmon Ramën: Turp dhe vetëm turp!

Më: 12 mars 2018 Në ora: 23:20
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me një ‘incident’ që ndodhi gjatë fjalës së kreut të ekzekutivit Edi Rama sot me artistë, ku ky i fundit nuk i dha fjalën aktorit Robert Ndrenika. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha e cilësoi këtë veprim një sjellje.

Mes të tjerash Berisha tha se ‘piktori deshtak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri per t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombëtar por nuk u jep fjalen’.

REAGIMI I BERISHËS:

“I fton por nuk u jep fjalen! Turp dhe vetem turp!
Piktori deshtak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri per t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombetar. Artisti i mirenjohur Robert Ndrenika nisi te flase nga vendi.

Piktori deshtak i kthehet dhe i thote te shihte njehere projektin dhe pastaj te merrte fjalen.

Nderkohe pseudoartisti Rama, sapo mbaroi paraqitja e projektit nga nje arkitekt danez, nderpreu transmetimin dhe vet u largua nga salla duke u thene te pranishmeve “une po iki, tani ju vazhdoni diskutimet”. Nje turp i papare! sb”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat