Akuzat e PS-së ndaj PD-së/ Deputetja e LSI: Bëhen për të larguar vëmendjen nga droga dhe krimi

Shqipëria

Akuzat e PS-së ndaj PD-së/ Deputetja e LSI: Bëhen për të larguar vëmendjen nga droga dhe krimi

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:21
Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht deputete e LSI-së, Klajda Gjosha,

Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht deputete e LSI-së, Klajda Gjosha, ka komentuar në studion e lajmeve të Syri.net, situatën politike dhe akuzat e ndërsjellta mes PD-së dhe PS-së.

Gjosha tha se akuzat e PS-së ndaj PD-së, se kanë patur mbështetjen e rusëve në zgjedhjet e fundit, bëhen vetëm për të hequr vëmendjen nga problemet madhore që ka vendi, siç është krimi dhe droga.

‘Nuk besoj se jemi komodë, për sa kohë vendi ndodhet në këtë situatë. Retorikat janë çështje që ju përkasin dy partive politike. PD është shprehur sa u takon akuzave të bëra nga PS, tani ju takon organeve të drejtësisë të flas për këtë çështje. Unë do të uroj që këto çështje të mos përdorur për të hequr fokusin nga çështjet tejet madhore, si korrupsioni, krimi dhe droga. Këto çështje kanë kaluar tashmë kufirin shqiptar, prandaj reagimet nga ndërkombëtarët janë të forta. Jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita duhet të jetë aty për të treguar situatën’, tha Gjosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat