Projekti i Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Pa kullë, trefishohet hapësira

Shqipëria

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Pa kullë, trefishohet hapësira

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:51
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të godinës së re të Teatrit Kombëtar, e cila siç theksoi ai, do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe sipërmarrjen private, vuri në dukje se godina e re do të ketë trefishin e hapësirës që ka sot dhe nuk do të jetë me kullë.

“Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët. Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku. Nga 3000 metra katror rrënoja do të kemi 9 mijë metra katror. Nga 1 sallë do të kemi 4 salla për shfaqje. Teatri është pjesë e një propozimi për një partneritet publik privat. Sipërmarrësi garanton projektin për teatrin e ri, por nuk vjen për të humbur”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat