Nëna me foshnjën vdesin në maternitet, mjeku: Tentoi disa herë abortin

Shqipëria

Nëna me foshnjën vdesin në maternitet, mjeku: Tentoi disa herë abortin

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:19
Ilustrim

Mesditën e sotme një nënë 39 vjeçare humbi jetën në maternitetin e Kukësit bashkë me foshnjën e saj të sapo lindur.

Sipas drejtorit të spitalit të Kukësit gruaja me iniciale N.P, 39 vjeçe u paraqit ne urgjencën e maternitetit më datë 11.3.2018 në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupture të shprehur të uterusit.

“Pacientja u  reanimua dhe u nderhy menjehere ne sallen e reanimacionit nga ekipi i mjekeve gjinekologe, kirurge dhe anesteziste reanimatore, ku bente pjese edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep sherbim ne spitalin e Kukesit permes programit te bonusit”, tha drejtori.

Ai ndër të tjera u shpreh se pacientja kishte dashur të abortonte dhe ishte në gjendje të rëndë dhe me hemorragji.

Deklarat e plotë e drejtorit
Pacientja me inicialet N.P, 39 vjece u paraqit ne urgjencen e maternitetit Kukes, me dt 11.3. 2018 ne gjendje te rende shendetesore, me diagnozen fetus morti me laceracion dhe rupture te shprehur te uterusit.

U reanimua dhe u nderhy menjehere ne sallen e reanimacionit nga ekipi i mjekeve gjinekologe, kirurge dhe anesteziste reanimatore, ku bente pjese edhe mjeku kirurg nga Tirana, I cili po jep sherbim ne spitalin e Kukesit permes programit te bonusit.

Pacientja ka tentuar disa here ne shtepi te demtoje barren per shkak te problemeve sociale dhe eshte paraqitur ne spital te gjendje te renduar me hemoragji te shprehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat