Lobimi rus, Basha: PS kërkon të mbrojë Tahirin dhe Olsi Ramën

Shqipëria

Lobimi rus, Basha: PS kërkon të mbrojë Tahirin dhe Olsi Ramën

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:43
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat, ka folur në lidhje me akuzat e lobimit rus në SHBA. Basha tha se akuzat ndaj tij janë të pa vërteta dhe se lobimet janë bërë transparente ashtu si dhe paratë e paguara për to.

Kreu i PD thekson se kjo është një mjegullnajë e PS, për të mbrojtur trafikantët e drogës si Saimir Tahiri dhe vëllain e kryeministrit Olsi Rama.

“Po përgatiten të mbyllin dosjen e Saimir Tahiri dhe të fshehin Olsi Ramën nga lidhjet me klanet e drogës në Kolumbi. PD ka bërë trasparencë të plotë të financimit dhe është në përputhje të plotë me ligjin. Kemi qenë ne që i kemi kërkuar prokurorisë më 27 nëntor që ta hetojë këtë çështje,”-tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat