Ironia e Vokshit: Ka një mundësi punësimi për shqiptarët, të takohen me Bashën që t'u gjejë punë Rama

Shqipëria

Ironia e Vokshit: Ka një mundësi punësimi për shqiptarët, të takohen me Bashën që t'u gjejë punë Rama

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:36
Deputetja e PD, Albana Vokshi,

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka ironizuar xhestin e fundit të kreut të qeverisë ose mënyrën e zgjedhur prej Ramës për të rrëzuar akuzat e opozitës: punësimin e menjëhershëm të të papunëve, një ditë pas takimit të tyre me Bashën.

"Më në fund, - shkruan Vokshi në Fb, -  ka një mundësi punësimi për shqiptarët e papunë: të dalin para kamerave me Lulzim Bashën dhe të nesërmen Edi Rama ju gjen punë, me qëllim që të bëjë propagandë

Është kulmi i cinizmit të një kryeministri që edhe pasi e ka lënë Shqipërinë të mjeruar ekonomikisht, nuk mendon për investime, por vetëm e vetëm për të mashtruar e gënjyer me propagandën e tij arrogante.

Pas kësaj propagande janë milionat që Rama ju jep klientëve të tij të koncesioneve të shëndetësisë, incineratorëve dhe rrugëve të cilët i paguan pa puanur, ndërkohë që shqiptarët duan të punojnë për të mbajtur frymën gjallë dhe nuk gjejnë dot punë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat