Presidenti Meta, takim me 'Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë'

Shqipëria

Presidenti Meta, takim me 'Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë'

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:32
Presidenti i Republikës, Ilir META

Sot, Presidenti i Republikës, Ilir META, priti në një takim konsultativ, përfaqësuesit e “Forumit të Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”, i cili është krijuar rishtaz si një “platformë lobimi” për promovimin e produkteve shqiptare, përfaqësuar nga Dhomat e Tregtisë së Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë.

Presidenti i Republikës përgëzoi dhe mbështeti iniciativën e krijimit të këtij Forumi si një domosdoshmëri e stadit aktual të zhvillimit ekonomik, sidomos në kuadër të axhendës tonë të përbashkët të anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Gjithashtu, Presidenti theksoi se përmirësimi i klimës së biznesit, heqja e barrierave tarifore dhe jo tarifore mes vendeve tona, thithja e investimeve të huaja direkte, parashikueshmëria fiskale, garancia juridike dhe kontraktuale, duhet të jenë disa nga prioritetet kryesorë në axhendën tonë ekonomike.

Presidenti i Republikës apeloi për më shumë mekanizma financiar, fiskal dhe promovues për prodhimin vendas dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe “brandeve” shqiptare, përfshirë çertifikimin e tyre me destinacion eksportin në tregjet e qëndrueshme ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë, mund të fuqizojmë “Hapësirën Ekonomike Mbarëkombëtare” e cila do ti paraprinte dhe ndihmonte krijimit të “Zonës Ekonomike Rajonale” që duhet të funksionojë si një “paradhomë” e anëtarësimit në BE dhe integrimit të plotë ekonomik në Tregun e Përbashkët Europian.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat