‘Më jepni solidaritet, s’e kam mirë këmbën e majtë’, Rama batuta dhe akuza për ndihmën ekonomike

Shqipëria

‘Më jepni solidaritet, s’e kam mirë këmbën e majtë’, Rama batuta dhe akuza për ndihmën ekonomike

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:04
Edi Rama

Nuk kanë munguar batutat në takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me të punësuar në një ndërmarrje në Tiranë, që e nisi nga zero dhe sot numëron 250 të punësuar.

Në nisje të takimit, Rama ka shkëmbyer batuta me vajzat dhe djemtë e punësuar aty, duke i kërkuar si nisën punë dhe sa e kanë rrogën.

Rama: Sa e keni rrogën?

Vajza: Tani, kjo është pak personale

Rama: Pse është sekret?

Vajza: Po tani, le ta thonë personat përgjegjës

Rama: Sa e ka?

Përgjigjet një nga përfaqësuesit: 700 mijë,

Rama: A prandaj nuk e thotë se merr 700 mijë

Rama: Hajde ti me këmishë si puna ime jashtë pantallonave, kur isha pa këtë hernien diskale

Rama: Po ky sa e ka rrogën

Djali: Unë 540

Rama: Mirë, s’qenke keq

Rama: Ejani edhe ju atje në cep, pse ikni, jepi urdhër të vijnë, hajdeni pak

Afrohet një tjetër punonjëse: E nisëm nga zero, jam punësuar që ditën e parë para 5 vitesh

Rama: Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë.

Rama për ndihmën ekonomike

Ndihma ekonomike është moment solidariteti që duhet të jetë sa më i shkurtër, gjatë të cilit një shtet i verëtetë bën gjithçka që ti japë mundësi individit për të ikur nga ai moment dhe për të kaluar në një fazë tjetër përmes punës. Dua të them një gjë që ta marrin vesh të gjithë, sot kush del nga ndihma dhe është i aftë për punë, del nga një situatë kur merrte mesatarisht 35 mijë lekë të vjetra dhe ka në dorë nga shteti 55 mijë lekë që të shkojë e të bëjë kurs profesional në qendrat e formimit profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat