Rinas, izraeliti kapet me 250 mijë euro të padeklaruara

Shqipëria

Rinas, izraeliti kapet me 250 mijë euro të padeklaruara

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:35
Gjatë kontrollit 49-vjeçarit, i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas.

Një shtetas izraelit është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi lëvizte me një shumë të madhe parash kesh me vete.

Gjatë kontrollit 49-vjeçarit, i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas.

250.000 euro ka sekuestruar policia kufitare e Rinasit pas kontrollit fizik që i ka bërë 49-vjeçarit izrealit E.R.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat