Ekonomia në vështirësi, duhet transformim i thellë politik

Shqipëria

Ekonomia në vështirësi, duhet transformim i thellë politik

Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:56
Lulzim Basha

Ekonomia është në gjendje të vështirë dhe Partia Demokratike ka paketën e shpëtimit të saj, deklaroi sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur në konferencën “(De)Rregullimi i Tregjeve” organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike – Instituti Europian, Pashko.

Në fjalën e tij, Basha duke folur për situatën ekonomike tha se, për sa i përket investimeve, këto pesë vitet e fundit kanë qenë të humbura për Shqipërinë.

“Nuk ka asnjë investim të ri të huaj. Debati publik është zhvendosur të kriminaliteti, pasiguria dhe droga”, tha ai.

Për sa i përket investimeve të brendshme, Basha tha se “investimet në infrastrukturë janë pothuajse zero, ndërsa investimet e  Rilindjes Urbane janë thjeshtë shtrim pllakash dhe palma”.

Duke iu referuar statistikave, Basha tha se liria ekonomike ka zbritur nga vendi 54 në botë në vendin e 65 në botë, duke u përkeqësuar në krahasim me 2013.
Më tej, Basha shtoi se PPP nuk është vetëm para e pisët, por dhe fshehje e borxhit publik. 

“Çdo marrëdhënie jo e drejtë e qeverisë me një koncesionar është borxh për shqiptarët, sepse do të paguhet për një periudhë 10-20-30 vjeçare me tak sat e shqiptarëve, pra është borxhi i shqiptarëve”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat