Vrasja e biznesmenit shqiptar – rindërtohet skena e krimit

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit shqiptar – rindërtohet skena e krimit

Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:07
Memli Begalla

Policia dhe prokuroria janë vënë në ndjekje të një personi të tretë, i cili dyshohet për përfshirje në ekzekutimin e Memli Begallës, në zonën e ish-bllokut.

Dyshimet mbi këtë person ende të paidentifikuar, nisën pas kqyrjes së pamjeve filmike të fokusuara nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës ku ndodhi krimi. Në dosjen e prokurorisë thuhet se tre persona meshkuj të veshur me xhupa e kapuc, ku njëri prej tyre mban syze, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e viktimës Memli Begalla.

Në lokalet pranë Sheshin Willson, shfaqen të tre keta persona, dy prej të cilëve ulen bashkë. Ndërsa i treti i cili mban në kokë një kapuc me ngjyrë të kuqe, ulet i vetëm.

“Në këtë kohë shfaqet viktima Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm”, thuhjet në dosje.

Pasi presin rreth 15-20 minuta, pranë vendit ku ishte ulur viktima, dy personat largohen, por kthehen prapë pak më vonë, me një automjet tip BMV me targa të huaja dhe pasi bëjnë disa herë xhiro rreth zonës ku ndodhet banesa e biznesmenit, ndalen para tunelit të pallatit ku ai banonte.

Personi i tretë me kapuc të kuq – thekson prokuroria – qëndron në këmbë pranë vendit ku ndodhej i ulur viktima. Dy personat presin në makinë, derisa Begalla hyn në tunelin që të çon për në sheshpushimin para pallatit ku ai banonte dhe në atë moment dalin nga automjeti. Ata ndjekin viktimën në tunel dhe dalin përsëri pas 30 sekondash, pasi e qëllojnë për vdekje.

Sipas organit të akuzës, autorët e dyshuar të krimit, kanë Denis Demiri dhe ish-polici Ardian Serezi. Identifikimi i tyre u bë i mundur, pas “gabimit” që bëri i dyshuari Demiri, i cili në një moment, teksa ndodhej në një prej lokale, ai heq kapuçin zbulon fytyrën. Makina që u përdor në vrasje, e cila rezulton e regjistruar në emrin e një shtetasi kroat, u gjet e braktisur, në zonën e Picallës.

Autorët e kishin spërkatur me benzinë, për ta djegur, por pa mundur dot. Gjatë kontrollit në automjet, është gjetur një qese plasmasi, brenda së cilës tre kartopeceta, si dhe dy kapucë si ato që përdorin doktorët.

Hetuesit shpresojnë që përmes tyre, të përftojnë profile AND=je, për ta krahasuar me pas, me ato të të dyshuarve. Për këtë arsye Serezit dhe Demirit, të cilët ndodhen ne qëlitë e paraburgimit, u është marrë kampion pështyme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat