Sot do festonte 55-vjetorin, deputeti i PD-së fjalë të ndjera për Azem Hajdarin

Shqipëria

Sot do festonte 55-vjetorin, deputeti i PD-së fjalë të ndjera për Azem Hajdarin

Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:27
Azem Hajdari

Azem Hajdari nëse do të ishte gjallë, ditën e sotme do të mbushte 55 vjeç.

I pari që ka kujtuar këtë gjë është deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, kujton se ai ishte energjik dhe i guximshëm.

Për të gjithë demokratët dhe jo vetëm, Azem Hajdari, sipas Shehut, do të kujtohet si një simbol zhvillimi për demokracinë shqiptare.

“Sot Azemi do te ishte 55 vjec! Dhe qe atehere na dukej i “madh”, ishte i formuar, i qarte ne ide e veprime... ishte nje lider! Per te mos folur per guximin, energjite, dinamiken e tij. E kujtojme sot, do ta kujtojme neser, mbas vitesh, do ta kujtojne edhe ata qe nuk e takuan kurre, qe nuk biseduan asnjehere me ate, sepse ai tashme eshte nje simbol i zhvillimeve me rrenjesore, demokratike, cliruese, perkatesie, qe Shqiperia pati qe prej shpalljes se Pavaresise. E kujtojme me nostalgji e respekt te gjithe. I pa harruar qofte kujtimi i tij, i pa shuar qofte ideali i tij!”, -shkruan Shehu.

Azem Hajdari u vra në vitin 1998, gjatë një atentati pranë selisë së PD-së. Vrasja e tij, edhe pse ka persona të dënuar për këtë ngjarje, ende rrethohet me mistere të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat