Bushati: Basha të tregojë për gjysmë milion dollarët e deklaruara nga rusi për llogari të PD

Shqipëria

Bushati: Basha të tregojë për gjysmë milion dollarët e deklaruara nga rusi për llogari të PD

Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:26
Ervin Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Ervin Bushati ka mbajtur një konferencë për media ka kërkuar nga Lulzim Basha “të tregojë për gjysmë milion dollarët e deklaruara nga rusi Nick Muzin për llogari të Partisë Demokratike”.

“Nga ana tjetër, pavarësisht nëse kompania guackë e zotëruar nga biznesmenë të dyshimtë rusë kanë paguar 650 mijë dollarë, apo vetëm 150 mijë, Lulëzim Basha duhet të tregojë lidhjen e tij me këtë kompani. Dhe të tregojë kush janë këta ‘100 shqiptarë’ në SHBA që paskan 500 mijë dollarë meqë siç thotë vetë Lulëzim Basha, janë dy gjëra të ndryshme”.

“Përgjigjet duhet t’i japë përpara institucioneve të drejtësisë dhe është detyra e Prokurorisë të hedhë dritë një orë e më parë mbi të tërë këtë ‘sallatë ruse’ të gatuar nga Lulëzim Basha, që ka vënë në lëvizje median e njohur investigative amerikane, por që ka shqetësuar seriozisht Shqipërinë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat