Zbulohet misteri, pse e la Ramën vajza gjermane me sy bojëqielli

Shqipëria

Zbulohet misteri, pse e la Ramën vajza gjermane me sy bojëqielli

Më: 11 mars 2018 Në ora: 11:28
Edi Rama

Një herë e një kohë, kryeministri Edi Rama ishte i lidhur dhe i dashuruar me një vajzë gjermane.

Vajza, identiteti i të cilës nuk dihet, përshkruhet si një vajzë yll e bukur me sy bojëqelli.

Por çfarë ndodhi mes tyre, pse përfundoi dashuria?

Artur Zheji, një ish-mik i ngushtë i kryeministrit ka rrëfyer për herë të parë për dështimin e lidhjes së Ramës me gjermanen.

"Një yll e bukur, një gjermane brune me sy bojëqielli. Gjermania u nda se mendonte që ishte e dashuruar me Ramën artist jo Ramën politikan..."- tha ndër të tjera Artur Zheji. 

Deklarata e plotë e Zhejit në "Mos i fol shoferit:

U bëmë dy tipa të ndryshëm. Ne kemi bërë një bisedë vendimtare që ndau rrugët tona. Ka qenë viti ’97.

Në 1997, Fatos Nano që më vonë u bë miku im më i shtrenjtë dhe u bë kryeministër, e ftoi për tu bërë ministër dhe ai ftoi dy miq për tu këshilluar për të ardhmen e tij në Shqipëri.

Sa kishte ardhur nga Parisi, njëri isha unë, tjetri ishte Spartak Ngjela që sot nuk le kusur, i thotë mendjefyell. Donte një këshillim, ishte akoma Rama që unë kam njohur, që e kam patur vëllaçko. 

Ngjela i tha je në rrugën e duhur, kjo është e ardhmja jote, ti i ke të gjitha provokativat për tu bërë njishi.

Parashikimi i Ngjelës doli i saktë. Kurse unë i thashë ti je artist i madh për mua dhe do humbasësh artin për politikën. Në atë kohë Rama ka patur një mikeshë gjermane, një yll e bukur, një gjermane brune me sy bojëqielli. 

Gjermania u nda se mendonte që ishte e dashuruar me Ramën artist jo Ramënpolitikan.

Gjermania erdhi më vonë, ajo erdhi kur ai kandidoi për kryetar bashkie dhe i tha që deri këtu mbaj. 

Më pas filluan sherret politike mes tij dhe Nanos. Shokë i kisha prapë. Mbetëm deri në një farë kohe miq në një truall shumë konfliktual. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat