Artikulli i ‘MotherJones’/ Vokshi: Një idiotësi. Ç’kuptim ka të thuash se Basha dhe Trump po komplotojnë kundër Ramës?

Shqipëria

Artikulli i ‘MotherJones’/ Vokshi: Një idiotësi. Ç’kuptim ka të thuash se Basha dhe Trump po komplotojnë kundër Ramës?

Më: 11 mars 2018 Në ora: 08:49
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi duke dhënë një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ është pyetur për dokumentin e dalë në media për pagesën prej 675 mijë dollarësh që PD-ja ka bërë për një kompani lobingu në SHBA një pjesë e të cilave, rreth 150 mijë është paguar nëpërmjet një kompanie në Skoci e cila pretendohet se ka lidhje me biznesmenë Rus.

Vokshi është pyetur konkretisht për informacionet që ajo ka lidhur me këtë çështje.

“Nuk kam çfarë të shtoj përveç dy deklaratave që ka bërë PD-ja, që është një Fake News që është i paguar i financuar direkt nga Edi Rama për të mbuluar lidhjet e familjes së tij me drogën. Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje as me kopmani dhe as me biznesmenë rus. Nuk ka asgjë të vërtetë. Për këtë shkrim dua të shtoj se çfarë llogjike ka, kemi PD-në që bashkëpunoka me Presidentin Trump me një financim rus për të destabilizuar Edi Ramën, është përtej qesharakes çdo gjë në atë shkrim. Madje paratë që përdor Edi Rama për propagandën e tij brenda dhe jashtë janë para me shumë gjasa të paligjshme.  Çdo pagesë e PD-së është dorëzuar në KQZ, përtej kësaj Fake News”- tha Vokshi.

Vokshi pasi mohoi të gjitha lidhjet e Partisë Demokratike me kompani të lidhura me biznesmenë rus u pyet edhe për ngjarjet brenda partisë dhe shqetësimet që vijnë nga mundësia e krijimi të një partie të re.

Gazetarja e VOA pyeti Vokshin se “sa e shqetësuar ndihet kjo forcë politike kur ka përpara zgjedhjet lokale nëse formohet një parti e re nga gjiri i kësaj force politike?”

Vokshi i’u përgjigj duke e lidhur komentin e saj edhe me mbledhjen e fundit të Partisë Demokratike dhe hapjen ndaj propozimeve që bëri Kryetari Lulzim Basha për të gjithë ata që bashkohen me kauzat e kësaj partie.

Mbledhja e kryesisë të Partisë Demokratike për vendosur një datë për mbledhjen e këshillit të partisë demokratike, Partia Demokratike është e hapur për këdo që do të bashkohet me Partinë Demokratike për kauzën e dekriminalizmit.  Kritika ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike  nuk është alternativë dhe nëse nuk ke një alternativë apo program të dorëzuar në Parti nuk është mirë jo vetëm për Partinë Demokratike po edhe për demokracinë. Në mbledhjen e fundit të Partisë Demokratike, Kryetari i PD-së ishte i hapur për të pranuar çdo lloj programi apo ndryshimi statuor, deri tani nuk kam parë asgjë të dorëzuar zyrtarisht” u shpreh Albana Vokshi.

Ndërsa për platformat e propozuara nga Astrit Patozi deputetja e PD-së u përgjigj se “Partia Demokratike nuk funksionon në kafene, ka forume, mund të ishin dorëzuar alternativa por nuk është dorëzuar asnjë program në strukturat e saj”.

Vokshi gjithashtu u pyet edhe për dhunën ndaj grave dhe situatën e respektimit të drejtave të tyre në Shqipëri.

Lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të grave Vokshi u përgjigj: “mund të them që gratë janë viktimat më të mëdhaja të kësaj qeverisje, pasi papunësia ndër gratë është e lartë, varfëria ndër gratë është më e larta, 20 mijë familje janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, pjesa me madhe e të përjashtuarëve janë gra kryefamiljare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat