Masivë shkëmbinjsh kërcënojnë lagjen "Shehër" në Lezhë

Shqipëria

Masivë shkëmbinjsh kërcënojnë lagjen "Shehër" në Lezhë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa gurë masivë qëndrojnë mbi lagjen Shehër në Lezhë, si një kërcënim serioz për shtëpitë dhe kalimtarët në rrugën poshtë Kodrës së Kalasë. Banorët e zonës thonë se janë të rrezikuar, ndaj kërkojnë ndërhyrje. Ndërsa Bashkia e Lezhës e njeh problematikën, por do ti drejtohet forcave Xhenio për Ndërhyrje, pasi vetë nuk ka kapacitete

Banor: Kur kalojmë këtu i hedhim sytë nga këta gurë e shohim a kanë lëvizur apo jo. 

Këta gurë masivë në Kodrën e Kalasë së Lezhës, janë shndërruar në rrezik serioz për banorët e lagjes Shehër.

Masivi është shkëputur prej majës së kodrës dhe tashmë pjesë të tij qëndrojnë buzë rrugës, duke kërcënuar për tragjedi të ngjashme si ajo e Torovicës, ku humbën jetën dy vëllezër dhe nusja shtatzanë e njërit prej tyre.

Banorët e zonës, thonë se ndihen të rrezikuar, ndaj kërkojnë ndërhyrje.

Banor: Kalojnë njerëzit në moment, ato shkëputen dhe shpejtësia e tyre mund të godasin njerëz.

Problematika është e njohur edhe për Bashkinë Lezhë, por kapacitetet e ndërhyrjes mungojnë.

Ndaj Pëgjegjësi i Emergjencave Civile, Zaim Keçi, thotë se do të kërkohet mbështetja e Forcave Xhenierë

Zaim Keçi, Pergjegjes i Emergjencave Civile Bashkia Lezhe: Ne do ti kërkojmë ministrisë së Mbrojtjes, prefekturës ndërhyrje me forca speciale dhe xheniere. I bëj thirrje edhe kryeministrit Rama, edhe drejtorit të Emergjencave Civile.

Pas tragjedisë së Torovicës, Bashkia e Lezhës, paralajmëroi ndërhyrje në të gjitha zonat me problematikë të ngjashme, por sic duket rreziku i shkëmbijve nuk ka marrë ende zgjidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat