Paloka i përgjigjet Lu: "Peshku i madh” nuk është tregëtari i bananeve

Shqipëria

Paloka i përgjigjet Lu: "Peshku i madh” nuk është tregëtari i bananeve

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:59
Edi Paloka

"Peshku i madh” nuk eshte tregetari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi". Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherësh i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigje tërthorazi ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu. 

Përmes një postimi në facebook Edi Paloka thotë se Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria pikërisht nga ata që ishin garantuesit e kokainës në Shqipëri.

Postimi i Edi Palokes

Perpjekjet e Rames per te larguar artificialisht vemendjen nga 620 kg kokaine, PROVA se ai ose familjare te tij jane te lidhur direkt me kete afere. 

Te gjitha provat e deritanishme jane me se te qarta dhe tregojne ne menyre te pakundershtueshme se njerez me pushtet te madh politik jane pas kesaj afere.  

Prova e pare ; tentativa e Rames per te fshehur faktin qe ngarkesa e kokaines , jo vetem nuk u zbulua rastesisht , sic u perpoq per dite me rradhe te mashtronte Rama, por ishte njoftuar qe nga Kolumbia e ne vazhdim edhe nga Livorno.
Prova e dyte ; Mbajtja e ngarkeses pa kontrolluar per me shume se nje jave ne port megjithese dihej shume mire ku ishte kokaina. Ka informacione se nderkohe eshte tentuar largimi i kokaines nga kontenieri, madje sipas ketyre informacioneve disa qindra kilogram jane larguar. Ky ka qene sic duket qellimi i mbajtjes ne port per nje kohe aq te gjate. 

Prova e trete ; Largimi i administratorit te firmes, pikerisht nje dite perpara se te hapej kontenieri i kokaines. Kush e njoftoi? Ne praktikat e DEAs per ngarkesa qe ndiqen me informacion te brendshem, personat qe informohen ne destinacion jane rreptesisht te kufizuar... 

Prova e fundit; perpjekjet e Rames per te larguar vemendjen nga kjo afere, duke sajuar e me pas pompuar , nepermjet mediave te paguara prej tij brenda dhe jashte vendit, histori si kjo qe “agjent rus, financojne PD per te destabilizuar Ballkanin , nepermjet nxirrjes se Shqiperise ne arenen nderkombetare...”  

Qe Arber Cekaj duhet kthyer ne Shqiperi , ky eshte hapi i pare dhe i domosdoshem per te hedhur drite mbi te verteten. 

Por “peshku i madh” nuk eshte tregetari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi. 

Jane te njejtet qe ekstraduan deshmitarin e Tahirit dhe qe , ketu do jemi, do bejne gjithshka qe Arber Cekaj te mos kthehet ne Shqiperi. E ne se jashte vullnetit te tyre ai do te kthehet, do te shohim se cdo te ndodhe me ta.
Sado te perpiqet Rama te bej mishmash me media, me prokurori e cfare ka ne dore, te jete i sigurt se si “Tahirit” ashtu dhe kokaines se Xibrakes e Maminasit do ju shkohet deri ne fund.

Z. Lu, Arbër Cekaj ka thënë se ai nuk është një “peshk i madh”? A mendoni ju se ai është i tillë?

Lu: Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat