A e mbështetë Rama idenë ruse për shkëmbin territori Kosovë-Serbi? Tregon Basha

Shqipëria

A e mbështetë Rama idenë ruse për shkëmbin territori Kosovë-Serbi? Tregon Basha

Më: 9 mars 2018 Në ora: 20:27
Edi Rama

“Ai (Rama) duhet të sqarojë, gjithashtu ,se pse mbështet tezën e përkrahur edhe nga Rusia për shkëmbim territori midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha.

Revista amerikane Mother Jones tregonte se si paratë që kishin burime nga Rusia shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët që ndihmonin Partine Demokratike të Shqipërisë.

Mbas disa ditësh debati reagoi për këtë çështje edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook, mesa duket për ta kthyer në një temë të madhe politike duke nënkuptuar që opozita mund të jetë përdorur për interesa ruse për të prishur imazhin e Shqipërisë.

“Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet. Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysmë milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!”, shkruan Rama.

Lulzim Basha prej dy ditësh i ka mohuar akuzat e revistës amerikane duke pretenduar që jo vetëm që nuk ka shkelje ligjore por dhe që s’ka asnjë lidhje me financim e ruse.

“PD ka deklaruar atë që ka paguar dhe ka paguar atë që ka deklaruar”, është shprehur Basha.

Basha tha se nuk e njihte kompaninë Biniatta Trade, e cila nga revista amerikane Mother Jones përmendej si kishte nxjerrë paratë që më pas shkonin për lobistin amerikan Nik Muzin që do ndihmonte Partinë Demokratike.

“Dje e akuzova publikisht Edi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor, por ai sot nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse, si ajo e Mother Jones, për të fshehur të vërtetat. Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeministër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga kushdo, por sepse ai, konkretisht, ka mirëpritur ndikimin rus! Edi Rama duhet të sqarojë publikisht se kush ia solli, çfarë ka biseduar dhe çfarë i ka premtuar kompanisë Gunvor, me të cilën është takuar të paktën një herë në zyrën e tij në Tiranë”, shkruan Basha.

Megjithatë, ajo çfarë është shqetësuese për kosovarët është fakti se Basha përmend diçka të panjohur deri tash për Edi Ramën në raport me Kosovë.

“Ai (Rama) duhet të sqarojë, gjithashtu ,se pse mbështet tezën e përkrahur edhe nga Rusia për shkëmbim territori midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha.

Një deklaratë e tillë e Bashës, liderit opozitar të Shqipërisë, duhet të marrë përgjigje dhe sqarime nga Rama, në të kundërtën mbetet e paqartë përfshirja e kryeministrit te Shqipërisë në lojëra ruso-serb të ndarjes apo shkëmbimit të territorit midis Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat