“Paratë ruse”, reagon Basha: Kontratat tona ia dhamë prokurorisë…

Shqipëria

“Paratë ruse”, reagon Basha: Kontratat tona ia dhamë prokurorisë…

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:31
Lulzim Basha

Pas akuzave të Partisë Socialiste dhe së fundi kreut të saj Edi Rama, kundër kryetarit të Partisë Demokratike,  se me fondet e marra nga Rusia ka dhënë ryshfet për të realizuar një foto me Presidentin Trump, reagon Lulzim Basha duke ripërsëritur se partia që ai drejton nuk ka shkelur asnjë ligj dhe kjo do të dëshmohet me kontratat që janë dorëzuar në prokurori.

 Deklaratë e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Për hir të opinionit publik dëshiroj të sqaroj një herë e mirë disa gjëra:

1.Akuza që Partia Demokratike ka marrë para prej rusëve për të bërë konspiracion së bashku me Presidentin Trump kundër Edi Ramës është një akuzë qesharake, që vetëm një mendje megallomane si Edi Rama mund ta gatuajë. Këto akuza janë në vazhdën e qëndrimeve anti-Trump dhe anti-administratës Trump nga Edi Rama.

2.Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.

3.Dje e akuzova publikisht Edi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor, por ai sot nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse, si ajo e Mother Jones, për të fshehur të vërtetat. Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeministër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga kushdo, por sepse ai, konkretisht, ka mirëpritur ndikimin rus!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat