Shkëlzen Berisha në Gjykatë, kërkon rihapjen e hetimeve për Taulant Ballën

Shqipëria

Shkëlzen Berisha në Gjykatë, kërkon rihapjen e hetimeve për Taulant Ballën

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:07
Shkëlzen Berisha

(E plotësuar) - Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’i kërkuar asaj rihapjen e hetimeve për Taulant Ballën,  kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. 

Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga avokati Ivi Kaso, kërkoi nga gjykata që prokuroria të rihapë hetimet ndaj Ballës, në lidhje me një dokument që deputeti socialist kishte publikuar në lidhje me dosjen CEZ. 

Sipas Shkëlzen Berishës, "Balla e publikoi këtë dokument që përmbante të dhëna personale, në kohën kur ishte kryetar i komisionit parlamentar për këtë çeshtje".

Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të facebook dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish kryeministrit.

Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ.

 Shkëlzen Berisha e paditi Ballën pak muaj më parë, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën dhe e kaloi dosjen tek Shkalla e Parë në Tiranë. 

Kurse prokuroria kishte pushuar hetimet për këtë kallëzim, ndaj Shkëlzen Berisha kërkoi që këto hetime të vijojnë.

Kallëzimi i Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës, Krimet e Rënda shpallin moskompetencën

Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën për kallëzimin e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës.

Shkëlzen Berisha ka kallëzuar Taulant Ballën për publikimin e një dokumenti të marrë nga komisioni hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat