Reforma zgjedhore, Komisioni seancë dëgjimore me shoqërinë civile

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Komisioni seancë dëgjimore me shoqërinë civile

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore po zhvillon një seancë dëgjimore me tre organizata të shoqërisë civile, Akademinë për Studime Politike, Koalicionin për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme dhe Institutin e Studimeve Politike.


Të pranishëm në seancën e cila po drejtohet nga bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, janë edhe përfaqësues nga delagacioni i OSBE-ODIHR.

Oerd Bylykbashi: Ligji është i pamjaftueshëm për të përballur vullnetin ose mungesën e vullnetit politik. Për rrjedhojë jemi në këtë fazë të re të reformës zgjedhore, jam i sigurt se kontributi juaj do të jetë përsëri shumë i rëndësishëm dhe thelbësor në arritjen e zgjidhjeve konsensuale.
Eksperti për zgjedhjet pranë ODIHR: Ekspertiza jonë mund të jetë verbale ose me shkrim sidomos sa i përket rishikimeve të kuadrit ligjor, mund të jepen në mënyrë formale ose jo. Sikurse mund të ndihmojmë me ndarje praktikash nga vende të tjera në fushat përkatëse. Mund të ndaj me ju dy raste suksesi të ODIHR, Komisioni i Malit të Zi na kërkoi ekspertizë në rishikimin e katër akteve ligjore që ne e ofruam në mënyrë informale dhe më pas u miratuan. Po ashtu në Bosnje Hercegovinë, ku ekspertët tanë u ulën bashkë me KQZ atje për të rishikuar rregulloren e brendshme të KQZ. Jemi të gatshëm dhe të angazhuar për të marrë pjesë në këtë moment pune të reformës, në një proces autor i të cilit jeni ju, në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Evis Fico: Rekomandimi konkret është ngritja e një qendre trajnimi për të gjithë komisionerët që do monitorojnë zgjedhjet. Kjo duhet të ngrihet pranë KQZ.

Vasilika Hysi: Propozimi juaj është që komisionert duhet të jenë propozime të partive politike, apo persona që janë permanent dhe menaxhohen nga KQZ. Për ankesat e votuesve çfarë propozoni?

Evis Fico: Për trajnimin e komisionerëve mendojmë që këta komisinerë të jenë të pavarur nga partitë politike dhe të kenë një listë përkatëse në KQZ. Të jenë të trajnuar dhe certifikuar dhe me integritet në lidhje me monitorimin e zgjedhjeve. Jo domosdoshmërisht këta komisionerë të zgjidhen nga partitë politike, kuptohet ata do të kenë komisionerët dhe anëtarët e tyre. Ajo që na intereson ne si Akademi e Studimeve Politike është trajnimi i tyre. Sa i përket përcaktimit më të qartë të institucioneve që duhet të ndjekin ankesat, ne mendojmë që duhet të jenë institucione të pavarura nga partitë politike për të trajtuar ankesat për procesin zgjedhor.

Enkelejd Alibeaj: Për trajnimin e komisionerëve keni bërë ndonjë studim? Së dyti, keni ndonjë formulë që mund të garantojnë pavarësinë politike të komisionerëve?

Evis Fico: Unë thashë që komisionerët të jenë të pavarur por jo domosdoshmërisht absolutisht të pavarur. Për studimin, nuk kemi bërë asnjë studim për komisionerët sa të pavarur janë. Nuk ka ende një formulë që mund të zgjidhë pavarësinë e komisionerëve, nëse doni formula na përfshini dhe bashkëpunojmë për këtë formulë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat