Shqetësim që prej 2015-s. Mungon sërish trinitrina në QSUT

Shqipëria

Shqetësim që prej 2015-s. Mungon sërish trinitrina në QSUT

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:57
Ilustrim

Sipas informacioneve nga kolegët e Urgjencës së Tiranës, prej më shumë se dy javësh në këtë urgjencë mungon Trinitrina (nitroglicerina), një medikament jetëshpëtues. Trinitrina është medikamenti kryesor në rastet me angina pectoris dhe infarkt akut të miokardit. Sipas informacioneve edhe në spitale ka mungesa të trinitrinës”- denoncim i deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Në tetor të 2015-s është denoncuar në mënyrë të vazhdueshme mungesa e trinitrinës në urgjencën e Tiranës. Denoncim që u bë nga vetë mjekët të cilët punojnë në urgjencën e kardiologjisë në QSUT.

Sipas tyre në këto raste pacientët me sëmundje të zemrës trajtohen me barna alternative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat