Profesori i njohur sfidon Bashën: Je i mbaruar, nuk ke marrë diplomën akoma

Shqipëria

Profesori i njohur sfidon Bashën: Je i mbaruar, nuk ke marrë diplomën akoma

Më: 9 mars 2018 Në ora: 09:51
Përparim Kabo

“Kryetari i PD-së nuk ka diplomë”. Kështu u shpreh filozofi dhe sociologu i njohur Përparim Kabo këtë të enjte në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku.

Kabo i bëri sfidë kryetarit të PD duke i thënë:

“Lul Basha për mendimin tim nuk është as politikan, as i ri. Është njeri i mbaruar. As mos mbani shpresë. Ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit?  Nuk e ka marrë diplomën akoma. Ka studiuar në Hollandë, por hyni në rrjet, po e gjete diplomën e atij unë do vij të kërkoj falje publike“.

Ndërkohë Kabo bëri një krahasim me mjekun Hamdi Sulce. Sipas tij, Hamdi Sulce kishte kryer studimet në Harëard por këtë nuk e deklaroi kurrë.

“Kishte mbaruar Harwardin për mjekësi dhe erdhi këtu, dhe emisionin “Nëna dhe fëmija” e filloi që në kohën e Zogut. Dhe këta mburren… Për çfarë mburren këta?“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat