Mustafaj: Basha i paaftë për të bërë një analizë serioze, por me Facebook nuk bëhet partia

Shqipëria

Mustafaj: Basha i paaftë për të bërë një analizë serioze, por me Facebook nuk bëhet partia

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:20
Besnik Mustafaj

Ish ministri i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News, nga ku ka folur për mbledhjen e Kryesisë së PD.

Për Mustafajn, Basha është i paaftë të bëjë një analizë serioze dhe për të bashkuar kontribuuesit e të djathtës.

“Kryetari mund ta caktojë vetë datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pa pasur mundësinë të mbledhë Kryesinë. Unë jam anëtar i PD dhe mbështes tentativat për ngritjen e PD. Basha mendoj se është i paaftë për të bërë një analizë serioze dhe për të krijuar instrumentet e duhura për të bashkuar kontribuuesit. Mendoj se nuk po tregon aftësitë e liderit”- tha Mustafaj.

Lidhur me replikat mes Patozit dhe Bashës në distancë, analisti Mustafaj tha se Basha ngacmoi i pari.

“Basha e ngacmoi Patozin në mënyrë povokative. Unë nuk di që Bode dhe Patozi të ketë lidhje me Aqif Rakipin. Më pas Patozi u përgjigj ashpër. Besoj se të dy ekzagjeruan me replika. Unë mendoj se ka hapësirë për të krijuar një parti të re, por varet se kush e krijon. Nëse i respekton njerëzit dhe i rri punës në kokë unë jam i bindur që njerëzit të ndjekin. Por me Facebook nuk bëhet partia, pasi e kanë provuar Genc Pollo e Ben Blushi dhe nuk ja kanë arritur. Lëvizja e e Patozit nëse është për ego nuk prodhon gjë”- tha Mustafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat