Gjykata: Shkarkimi i Rovena Gashit nga Kryeprokurorja, i ligjshëm

Shqipëria

Gjykata: Shkarkimi i Rovena Gashit nga Kryeprokurorja, i ligjshëm

Më: 8 mars 2018 Në ora: 12:57
Rovena Gashi

Gjykata Administrative ka vendosur se urdhri i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, për shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale, Rovena Gashi, është i ligjshëm.

Rezulton se urdhri i Arta Markut ka diskrecion personal. Sipas argumentimit të Gjykatës Administrative, aktualisht, funksionet e Prokurores së Përgjithshme i ushtron Arta Marku, përkohësisht. Në zbatim të ligjit, Marku ka kompetenca deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mes kompetencave, Arta Marku mund të vendosë caktimin e prokurorëve në pozicione të caktuara.

Ajo ka kompetenca të plota me qëllim mbarëvajtjen e punës. Në rastin konkret, lirimi nga detyra si drejtoreshë e Rovena Gashit është urdhër eprori dhe në përputhje me ligjin për kompetencat. Pala e paditur, Arta Marku, ka lëshuar aktin në fjalë për organizimin sa më të mirë të punës. Paditësja Rovena Gashi mban sërish detyrën si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, pra, nuk rezilton se i janë cënuar të drejtat si magjistrate, vazhdon më tej argumentimi i gjykatës.

Në fund, gjykata çmon se kur urdhërohet një ndarje detyrash nga një epror, ky akt nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat