Përmbytet Lungomarja; Vlorë, dallgët e detit mbulojnë edhe rrugën

Shqipëria

Përmbytet Lungomarja; Vlorë, dallgët e detit mbulojnë edhe rrugën

Më: 7 mars 2018 Në ora: 15:37
Përmbytjet

Në shëtitoren buzë detit në qytetin e Vlorës ka ende ujë deti. Dallgët për shkak të stuhisë një ditë më parë e përmbytën shëtitoren e re dhe një pjesë e saj ku ende kryhen punime është shndërruar në pishinë.

Qytetarët shprehin pakënaqësinë e tyre jo me zemërimin e natyrës, por me punimet që ende s’kanë përfunduar.

“Duhet të ishte mbaruar prej kohësh. Janë bllokuar pusetat. S’është normale kjo situatë”, shprehen banorët të Vlorës.

Projekti, i njohur edhe si “Lu ngomare”, i financuar nga BE-ja me një fond prej rreth 8.2 milionë euro është ndër investimet më të mëdha në qytetin e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat