Artur Meçollari nuk ka çertifikatë sigurie nga NATO, ja kush e ka pajisur me dokumentin

Shqipëria

Artur Meçollari nuk ka çertifikatë sigurie nga NATO, ja kush e ka pajisur me dokumentin

Më: 6 mars 2018 Në ora: 17:25
Artur Meçollari

Artur Meçollari është një prej anëtarëve të grupit negociator të propozuar nga Qeveria shqiptare në negociatat me Greqinë.

Meçollari është akuzuar si spiun, ndërsa mazhoranca është shprehur se ai zotëron një çertifikatë sigurie të lëshuar nga NATO. Por Mark Senders një prej zëdhënësve të Aleancës ka sqaruar se ky institucion nuk jep çertifikata sigurie, por ato lëshohen nga vendet përkatëse.

“Është prerogativë ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të siguruar lëshime personale të sigurisë për qytetarët e tyre. Për këtë arsye unë do t'ju referohem autoriteteve shqiptare për ndonjë koment të mëtejshëm që ata mund të kenë për çështjen që keni ngritur”, tha zëdhënësi i NATO-s, raporton Report Tv.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë, Bardhyl Nuredini saktësoi se këto certifikata sigurie “Konfidencial”, “Sekret” dhe “NATO Cosmos Top Secret” jepen nga autoriteti shqiptar DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), pasi verifikohen të dhënat për individin nga policia, prokuroria dhe SHISH.

Pasi ky vërtetim jepet, ai i deklarohet edhe NATO-s. Nga analiza e fakteve, rezulton se certifikatat e sigurisë së Artur Mecollarit të jenë dhënë nga institucionet shqiptare dhe për të nuk ka ndonjë vërtetim sigurie nga ndonjë institucion i huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat