Deputeti i bën thirrje të përjashtuarve nga Basha: Nuk është fundi botës nëse ju...

Shqipëria

Deputeti i bën thirrje të përjashtuarve nga Basha: Nuk është fundi botës nëse ju...

Më: 4 mars 2018 Në ora: 22:17
PD

Këtë të dielë ish deputetët Ridvan Bode e Astrit Patozi nisën një tur takimesh, duke paralajmëruar krijimin e një partie apo lëvizje të re opozitare, ndërsa prapa dy ish kolegëve nuk ka mbetur edhe ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka paralajmëruar “lëvizje”.

E teksa ish deputetët e PD-së mesa duket nuk janë larg krijimit të lëvizjeve apo fraksioneve në parti, deputeti e njëherësh ish kryetari i selisë blu Tritan Shehu i ka bërë atyre një thirrje direkte.

I ftuar në studion e  lajmeve të Ora Neës, Shehu tha se politika në PD bëhet edhe nëse nuk je në Parlament. "Është më mirë- tha ai -të punojmë sëbashkut sesa të punojmë për ndarje".

Tritan Shehu: E pashë në media, nuk e di sa është e vërtetë që disa kolegë kanë qenë disi larg PD duan të krijonë një parti të re. Unë mendoj që PD ka hapësirë për të gjithë që më mirë të qëndrojmë bashkë dhe të punojmë bashkë, se PD është e madhe me shumë hapësira, pavarësisht je apo nuk je në parlament. 

Edhe unë e kam provuar këtë pak kohë më parë, nuk isha në parlament megjithatë isha aktiv në PD dhe më pas u rizgjodha.  Pa dyshim një politikan aspiron të jetë në parlament kjo është normale dhe unë i mirëkuptoj kolegët, por nuk është fundi i botës mos jesh në Parlament. Më mirë të mendojmë për të punuar brenda sesa për të ndarë. Eksperiencat e ndarjes nuk kanë qenë pozitive dhe nga ndarja kanë shkuar prap tek bashkimi. Pastaj vendimi përfundimtar i takon gjithësekujt dhe çdo kush merr vendimet e veta politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat