Nis aksioni i ujit për familjarët, pensionistët që përfitojnë sahate falas

Shqipëria

Nis aksioni i ujit për familjarët, pensionistët që përfitojnë sahate falas

Më: 3 mars 2018 Në ora: 07:34
ilustrim

Nisi dje aksioni për ujin e pijshëm te familjarët për vendosjen e sahateve dhe shkëputjen e të gjitha lidhjeve të jashtëligjshme.

Ligji parashikon burg për ata qytetarë që ndërhyjnë në rrjetin e shpërndarjes së ujit, pasi grupet e kontrollit iu kanë ndërprerë lidhjen. Qeveria parashikon dy lehtë- si për familjarët, skemat lehtë- suese për të paguar debinë e faturave të ujit me këste dhe vendosjen e sahateve falas për pensionistët dhe shtresat vunerabël.

Aksioni për shkëputjen e lidhjeve të jashtëligjshme të biznesit ka nisur që nga 1 shkurti. Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës deklaroi se vetëm për muajin shkurt janë verifikuar 20,442 lidhje të bizneseve, të pijshëm dhe janë kallëzuar në Prokurori 142 raste. Ndërsa për muajt nëntor-shkurt janë lidhur 16,640 kontrata të reja dhe janë vendosur 40,686 sahate të ujit.

SAHATET FALAS

Pensionistët kryefamiljarë që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar, familjet me ndihmë ekonomike dhe invalidët që nuk kanë sahate të ujit të pijshëm, do t’u vendoset falas. Qeveria miratoi më herët vendimin për vendosjen e sahateve dhe pajisjen me një kontratë uji falas për familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar; familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar; kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Kategoritë përfituese duhet të deklarojnë pranë Ujësjellës Kanalizimeve, se nuk disponojnë një kontratë të lidhur ose nuk janë të pajisur me matës në banesë dhe kërkojnë të pajisen me to.

SKEMAT LEHTËSUESE

Nga 1 shkurti, kur nisi aksioni për rikthimin e ligjshmërisë së konsumit të ujit, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës deklaron se janë arkëtuar 227 milionë lekë detyrime të papaguara. Pushteti vendor për qytetarët që kanë borxhe të papaguara të faturave të ujit, ofron skema lehtësuese për pagesën e debive me këste. Sipas Ministrisë së Energjetikës , deri tani janë lidhur 15,922 aktmarrëveshje. Aktmarrëveshjet funksionojnë njësoj si skemat lehtësuese që qytetarët kanë me OSHEE. Familjarët që kërkojnë të lidhin aktmarrëveshje me ndërmarrjet e Ujësjellësve Kanalizimeve, krahas detyrimeve të mbartura që paguhen me këste, do të paguajnë edhe faturën e ujit të muajit koherent.

NËNTOR 2017 – SHKURT 2018

16440 kontrata të reja

15922 aktmarrëveshje

40686 sahate të instaluar

SHKURT 2018:

20442 biznese janë verifikuar në terren për lidhjet e ujit

226,946,092 lekë borxhe të mbartura janë arkëtuar

142 raste janë kallëzuar në Prokurori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat