A u përfshinë partnerët e huaj në kapjen e 180 milionë euro kokainë? Ministria e Brendshme: Ja e vërteta

Shqipëria

A u përfshinë partnerët e huaj në kapjen e 180 milionë euro kokainë? Ministria e Brendshme: Ja e vërteta

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:38
Ilustrim

Policia shqiptare ndaloi sot sasinë më të madhe te drogës së llojit kokainë të kapur ndonjëherë në vend. Më shumë se 600 kg kokainë me vlerë 180 milionë euro u ndalua nga uniformat blu në Maminas.

Pas aksionit, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se suksesi u arrit falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja”, shkruan Xhafaj në Twitter.

[policia me logo droga kokaine durres]

Ndërsa kryeministri Rama në statusin e tij tha se ” ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet evropiane”.

Ajo që binte në sy në këto dy deklarata ishte fakti i përfshirjes ose jo i partnerëve të huaj në këtë superaksion.

Ministria e Brendshme sqaroi për Panorama se “Ministri Xhafaj e ka thënë me partneret, por partneret janë njoftuar pasi është kryer goditja nga Policia. Pra NUK ka sinjalizim te agjencive partnere për ngarkesën, por janë njoftuar ata nga Policia shqiptare për vijimin e hetimeve pasi u kap droga. Dhe ne këtë kontekst ministri shkroi “ne bashkëpunim me agjencitë vendase e te huaja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat