Deputeti i PD-së: Sasia e madhe e kokainës s'mund të jetë për tregun shqiptar

Shqipëria

Deputeti i PD-së: Sasia e madhe e kokainës s'mund të jetë për tregun shqiptar

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Myslim Murrizi

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se sasia e madhe e kokainës e kapur në Durrës nuk mund të jetë e destinuar për tregun shqiptar.

Sipas tij konsumi i 700 kileve që mund të shkojnë në 7 mijë kile duke u holluar nuk mund të ishte për tregun shqiptar. 

"Jemi i vetmi vend në 27 vite pluralizëm se në komunizëm nuk dimë gjë se mund ta ketë luajtur vetë Kadri Hazbiu dhe Beqir Balluku, s'ka pasur gazetari investigative. Jemi i vetmi vend ku ministri i Brendshëm është përfshirë në një grup të strukturuar", tha Murrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat