“Klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve”, Policia i përgjigjet Bashës

Shqipëria

“Klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve”, Policia i përgjigjet Bashës

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 14:07
Ilustrim

Kryetari i PD Lulzim Basha tha sot se droga e kapur ne portin e Durresit, nuk do kalonte ne Shqiperi pa garanci politike.

“E kam paralajmeruar se epoka e kanabisit eshte pasuruar me kokainen, heroinen, pastrimin e parave te pista”, tha nder te tjera Basha ne nje konference me gazetaret.

Por Policia e Shtetit ka reaguar ne pergjigje te ketyre akuzave. “Lufta e Policisë së Shtetit kundër krimit te organizuar e trafikut te drogës, ka hyrë në një fazë të re, ku rezultatet janë të dukshme e konstante dhe do të konsolidohen në vazhdim. Duke e konsideruar përfshirjen e Policisë së Shtetit, në shënjestrën e luftës politike si të dëmshme jo vetëm për trupën e policisë, po për mbarë shoqërinë Policia e Shtetit hedh poshtë çdo akuzë dhe insinuatë politike në adresë të saj dhe i siguron qytetarët se do të vijojë të zbatojë e të mishërojë forcën e ligjit për një Shqipëri të sigurtë, me rend e qetësi të garantuar për të gjithë”, thuhet ne reagimin e polisie.

REAGIMI I POLICISE SE SHTETIT

Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për sulmin e pakuptimtë të kryetarit të Partisë Demokratike, lidhur me operacionin e suksesshëm të kapjes së një ngarkese me kokainë, e cila rezulton të jetë sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor, që në bazë të analizës së riskut ka sinjalizuar Policinë e Shtetit, për një dyshim të arsyeshëm lidhur me mjetin që transportonte drogën e ardhur nga Kolumbia, përmes Italisë e Maltës.

Ky operacion është një sukses i padiskutueshëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare, që është finalizuar falë bashkëpunimit intensiv me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këtë rast, i gjithë operacioni nga fillimi në fund është kryer pa asnjë përfshirje të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Prandaj është jo vetëm e pakuptueshme, po edhe denigruese ndaj Policisë së Shtetit dhe jo vetëm, që një drejtues i opozitës të angazhohet në një sulm tërësisht absurd, pikërisht në rastin më të mirë për të vlerësuar e përgëzuar punën e policisë e të agjencive të tjera ligjzbatuese të Shqipërisë.

Lufta e Policisë së Shtetit kundër krimit te organizuar e trafikut te drogës, ka hyrë në një fazë të re, ku rezultatet janë të dukshme e konstante dhe do të konsolidohen në vazhdim. Duke e konsideruar përfshirjen e Policisë së Shtetit, në shënjestrën e luftës politike si të dëmshme jo vetëm për trupën e policisë, po për mbarë shoqërinë Policia e Shtetit hedh poshtë çdo akuzë dhe insinuatë politike në adresë të saj dhe i siguron qytetarët se do të vijojë të zbatojë e të mishërojë forcën e ligjit për një Shqipëri të sigurtë, me rend e qetësi të garantuar për të gjithë.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kapja e 613 kilogramëve kokainë është një kronikë e paralajmëruar nga Partia Demokratike. Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë.

Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri.

Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat