37-vjeçarja shqiptare vdiq nga astma: Familja e saj bën gjestin që preku italianët

Shqipëria

37-vjeçarja shqiptare vdiq nga astma: Familja e saj bën gjestin që preku italianët

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:57
Jurilda Mara me bashkeshortin

Një krizë astme i ka marrë jetën në moshë fare të re 37-vjeçares shqiptare Jurilda Mara, banuese në Cassano d’Adda, Milano. Gjatë së martës, teksa ndodhej në shtëpi, Jurilda ka hasur probleme në frymëmarrje dhe gjatë krizës së astmës, zemra e saj ka ndaluar së punuari.

E ndjera ka lënë pas bashkëshortin Astrit Mara dhe tre fëmijë të mitur. Por tragjedia e familjes së saj është shndërruar në një dritë shprese për tjerë, pasi familja Mara ka vendosur që organet e Jurildës të dhurohen për personat që kanë nevojë për transplante.

“Ajo shqetësohej gjithmonë për të tjerët dhe do të kishte dashur t’i jepte shpresë për jetën dikujt, ndaj kemi dhënë miratimin për dhurimin e organeve.”-kanë thënë familjarët e 37-vjeçares. I gjithë komuniteti duket se është prekur pa asë nga gjesti i familjes Mara dhe në funeralin e Jurildës kanë qenë me qindra ata që kanë mbërritur për t’i dhënë lamtumirën e fundit. “Më habiti heshtja nderuese që të gjithë mbajtën në momentin që po thoja faljen. E ndjeva sesi të pranishmit ndanin me ne dhembjen e madhe!”-ka deklaruar bashkëshorti i së ndjerës, pas varrimit sipas traditave muslimane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat