Aksidentohen dy makina në Milot, njëra e mbushur me drogë

Shqipëria

Aksidentohen dy makina në Milot, njëra e mbushur me drogë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 08:17
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot, ndërsa ka dalë në pah edhe trafiku i drogës. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Milot dhe një nga mjetet e përfshira në këtë aksident ka qenë i mbushur me drogë.

Si pasojë e përplasjes, droga është shpërndarë nëpër rrugë, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për sasinë e saj.

Shkak për aksidentin është bërë rrëshqitja në rrugë. Nuk ka të dhëna për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjerë që kanë qenë në automjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat