Surpriza e të rinjve në “Shtëpinë e të Moshuarve”me skenaristin e njohur!

Shqipëria

Surpriza e të rinjve në “Shtëpinë e të Moshuarve”me skenaristin e njohur!

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 22:55
“Shtëpinë e të moshuarve”

Shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur Ylljet Alickaj ka vizituar së bashku më të rinj “Shtëpinë e të moshuarve” gjatë kësaj fundjave.

Filmi i fundit me autorësi nga Alickaj, dedikuar moshës së tretë u ndoq me kërshëri, duke i “zhytur” të pranishmit në kujtime dhe për t’u komentuar më pas, me tone nostalgjie. 

“E vlerësoj këtë nismë, që më dha mundësinë të jem pjesë e një ambienti të tillë, që ka brenda më shumë eksperiencë dhe mësime jete, sesa çdo vend tjetër. Dua t’i përgëzoj gjithashtu këta të rinj, për bisedën mes brezash” – u shpreh Alickaj. 

Gjithashtu bibliotekës së “Shtëpisë së të Moshuarve” i shtohen kështu dhjetëra tituj të rinj librash. “Dhuro kohë, rrëmbe buzëqeshje” quhet iniciativa më e fundit nga “Shërbimi Kombëtar për Rininë”, që për çdo fundjavë  paraqet “ngjyra” të reja, në tablonë e rinisë shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat