Basha: Kryeministri tallet me familjet në nevojë, shqiptarët kanë punësuar një parazit

Shqipëria

Basha: Kryeministri tallet me familjet në nevojë, shqiptarët kanë punësuar një parazit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:44
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama se po tallet me familjet në neovjë të cilëve u ka hequr ndihmën ekonomike.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Basha u shpreh se askush nuk e beson Kryeministrin kur thotë se “një qytetar preferon 50 mijë lekë në vend të 400 mijë lekëve”.

Sipas Bashës, Rama përdor këtë argument për të mbuluar faktin se në Shqipëri nuk ka vende pune.

“Nuk ka gjetur kohë të shkojë në një familje që i është hequr ndihma dhe t’i shohë në sy. Detyra e Kryeministrit nuk është t’i nënçmojë e të tallet me këto familje, por t’u japë ndihmën që u detyrohet me ligj. Edi Rama me qeverinë e tij në luks, vetëm për vizitën e tij në Berat kanë shpenzuar mjaftueshëm para për të mbuluar ndihmën ekonomike për familjet e varfra në Berat”, shprehet kryedemokrati.

Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen, duke shtuar se nuk duhet të pranojnë “moton e Edi Ramës, sa më shumë ju varfëroj aq më shumë ju sundoj”.

“Edi Rama u kërkoi shqiptarëve ‘më punësoni, t’ju punësoj’. Shqiptarët kanë punësuar një parazit dhe hajdut”, theksoi Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat